United gjen trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

  • 09 February 2016 - 11:37
United gjen trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Manchester United ka gati një “plan B” për trajnerin e ardhshëm. Strategu portugez, Jose Mourinho nuk është më favorit për rolin e trajnerit të Manchester Unitedit.

Përfaqësues të Mauricio Pochettinos janë takuar me drejtuesit e klubit nga Old Trafford për të diskutuar rreth mundësisë së emërimit të tij nëpostin e trajnerit në vend të Louis van Gaal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se trajneri i Tottenhamit mund të mposhtë Mourinhon në garën përpostin e trajnerit të Manchester United.

(Kosova Sot)