Leicester blindon një tjetër super lojtar

  • 09 February 2016 - 11:55
Leicester blindon një tjetër super lojtar

Portieri Kasper Schmeichel do të nënshkruajë kontratë të re në Leicester City. 

Tabloidi britanik “The Sun” ka njoftuar se danezi 29-vjeç është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për të vijuar qëndrimin te “dhelprat" deri në verën e vitit 2018.

Schmeichel është portieri titullar i ekipit të menaxherit Claudio Ranieri. Leicester City ka befasuar duke qenë kryesues në PremierLeague, 13 javë para fundit.

(Kosova Sot)