Ronaldo: Te Reali qëndroj edhe dy vite

  • 09 February 2016 - 16:28
Ronaldo: Te Reali qëndroj edhe dy vite

 

Cristiano Ronaldo ka marrë ditën e djeshme çmimin e golashënuesit më të mirë, në një ceremoni të zhvilluar nga e përditshmja prestigjioze “Marca”. Një traditë që zhvillohet që prej vitit 1953. Ylli portugez arriti të gjejë rrugën e rrjetës 48 herë, në 35 takime të zhvilluara, me një mesatare prej 1.37 golash për ndeshje. “Këtë çmim ia dedikoj ekipit, trajnerit, stafit dhe të gjithë njerëzve që punojnë me mua çdo ditë. Pa ndihmën e tyre, do ishte e pamundur”, u shpreh portugezi. “Kam gjashtë vite në Spanjë dhe për mendimin tim La Liga është kampionati më i mirë në botë. Është një privilegj që ndodhem këtu dhe që kam arritur të lë gjurmë. Kam luajtur edhe me Manchester Unitedin në Premier Ligë, që gjithashtu është një kompeticion me shumë rivalitet dhe lojtarë cilësorë. Por, kam qëndruar për të luajtur më shumë vite në Spanjë, pasi me të vërtetë që jam ndier mirë. Do vazhdoj të jem pjesë e La Liga-s edhe dy vite, aq sa kam kontratën time me Realin e Madridit. Më pas, do shikoj dhe do mendoj se çfarë do bëj për të ardhmen”.

(Kosova Sot)

 

(Kosova Sot)