Largohet vetëm për Guardiola-n

  • 09 February 2016 - 17:21
Largohet vetëm për Guardiola-n

Mesfushori i Barcelona-s, Sergio Busquets, ka thënë se Pep Guardiola është një nga personat e paktë që mund ta bindin të largohet nga Barcelona. Strategu spanjoll nga edicioni i ardhshëm do ta drejtojë Manchester City-n dhe mediet angleze raportojnë se Busquets është një nga synimet e tij për afatin kalimtar veror. “Gjithmonë kam thënë se janë vetëm dy persona që mund të ma ndryshojnë vendimin për t’u larguar nga Barcelona. Gruaja ime dhe Guardiola. Është e qartë se i kam shumë borxh atij, dhe do të ishte nder që të punoja përsëri me të. Por, ai e di se klubi im është Barcelona, nuk mendoj se do të më kërkojë që të punoj për të”, ka deklaruar Busquets për “ESPN”. Flitet se Guardiola është duke kërkuar me ngulm edhe Neymar-in. (Kosova Sot)