Lëndohet sërish

  • 09 February 2016 - 17:23
Lëndohet sërish

Alexandre Pato-s nuk i ndahen lëndimet. Sulmuesi 26-vjeçar i transferuar në afatin e janarit te skuadra e Chelsea-t, ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stërvitore. Lojtari vuante shumë nga dëmtimet edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e skuadrës së Milan-it, por mesa duket edhe pse tre vite larg futbollit evropian, Pato ende vazhdon të vuajë nga kjo pjesë. Trajneri i londinezëve, Gus Hiddink, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një dëmtim, por se lojtari nuk është në formën e tij më të mirë fizike, sepse nuk ka zhvilluar seanca parapërgatitore dhe si pasojë e kësaj sulmuesit i duhet ende pak kohë për të rimarrë veten. Sipas medieve britanike periudha e riaftësimit do të zgjatet edhe me gjashtë javë të tjera dhe kanë ironizuar drejtuesit e klubit të Chelsea-t për transferimin e brazilianit, pasi sipas tyre ai cilësohet si një lojtar që nuk do t’i shërbejë dot kurrë skuadrës. Madje, ata e krahasojnë Pato-n më ish-lojtarin e Arsenal-it, Kim Kallstrom, i cili u transferua ne vitin 2014 te skuadra e Chelsea-t edhe pse ishte i dëmtuar me shpresën se lojtari do t’i hynte në punë ekipit, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Pato kishte probleme me lëndime edhe te Milan-i. Ai nuk kurrë nuk arriti të shkëlqente në vazhdimësi dhe shumë herë i mungoi kuqezinjve në ndeshjet vendimtare. Kjo ishte arsyeja e largimit të brazilianit në “San Siro”. Pato me padurim priste të rikthehet në futbollin evropian dhe të luante në Ligën e Kampionëve, por me këto lëndime vështirë se do të rikthehet sërish në formën e dikurshme. (Kosova Sot)