Më lehtë për Bayernin, Juventusit i lëndohet edhe një lojtar i rëndësishëm

  • 09 February 2016 - 17:27
Më lehtë për Bayernin, Juventusit i lëndohet edhe një lojtar i rëndësishëm

Juventusi ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të dy sfidave të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Zonja e Vjetër nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit Giorge Chiellni, i cili është lënduar nga ndeshja e fundit.

Lajmi është bërë zyrtar nga skuadra e Juventusit.

Përveç Chiellinit, Juve në sfidën ndaj Bayernit, nuk do të llogarisë edhe në kroatin Mario Mandzukic.

Ndeshjet mes Juventusit dhe Bayernit, luhen më 23 shkurt dhe 16 mars.

(Kosova Sot)