Pellegrini ne vend të Allegri-t

  • 09 February 2016 - 17:44
Pellegrini ne vend të Allegri-t

 

 

Fati i stolave të Juventus dhe të njërit prej klubeve më të mëdha angleze Chelsea duket se varet nga një seri kryqëzimesh mes Italisë dhe Anglisë. Të paktën kështu shkruhet në shtypin britanik. “Daily Express”,  ka shkruar se Juventus ka zgjedhur Manuel Pellegrini si pasardhës të Allegri-t. Trajneri aktual i bardhezinjve, do të marrë vendin e Hiddink te Chelsea sezonin e ardhshëm. Antonio Conte përflitet gjithashtu për një transferim te Chelsea. Pellegrini, i cili do të zëvendësohet në fund të sezonit nga Guardiola, ka fituar një kampionat dhe një Kupë të Ligës në tre vitet që ka qenë në drejtim të “Citizens”.

 

 

(Kosova Sot)