Superliga kineze e papërmbajtshme

  • 09 February 2016 - 18:36
Superliga kineze e papërmbajtshme

 

Për Dani Alves është gati një kontratë tre vjeçare me 12 milionë euro në sezon, Barcelona po e merr në konsideratë ofertën e kinezëve.  Për mbrojtësin e djathtë të Barcelona-s ka mbërritur një ofertë tepër tunduese nga një ekip akoma pa emër i Super League kineze, sipas Mundo Deportivo. Një kontratë tre vjeçare me 12 milionë euro për sezon thuhet t’i jetë ofruar brazilianit sipas gazetës spanjolle e cila raporton se oferta për Barcelona-n nuk është zyrtarizuar akoma. Mundo Deportivo raporton se Barcelona do ta marrë në konsideratë ofertën e ekipit kinez kur të paraqitet, ekipet kineze kanë kohë deri në 26 shkurt për mbyllur marrëveshjen. Një numër i madh amerikano-jugorësh kanë zgjedhur Kinën gjatë janarit, duke përfshirë Fredy Guarin, Jackson Martinez, Ramires dhe Alex Texeira.

 

(Kosova Sot)