Xhaka mbetet kapiten

  • 09 February 2016 - 20:57
Xhaka mbetet kapiten

Granit Xhaka do të mbetet kapiten i Borussia Monchengladbachut.

Trajneri i Borussia Monchengladbach, Andre Schubert, ka vendosur që për pjesën e dytë të sezonit, t’ia besojë shiritin e kapitenit Granit Xhakës.

Reprezentuesit zviceran me ardhjen e Schubertit, dhe lëndimin e kapitenit aktual Martin Stranzl,i është besuar shiriti i kapitenit.

Por, kur Stranzl është kthyer nga lëndimi, Xhaka ka hequr dorë nga shiriti i kapitenit.

Mirëpo, sipas Bild, Schubert ka vendosur t’ia besojë Xhakës lidershipin në fushë, madje qysh prej ndeshjes së fundjavës, në të cilën mesfushori kosovar kthehet pas suspendimit prej tri takimesh.