Tjetër humbje për Bashkimin

  • 09 February 2016 - 21:00
Tjetër humbje për Bashkimin

Bashkimi është mposhtur nga Mornar Bar me rezultat 78-63.

Përveç në çerekun e tretë, skuadra kosovare nuk ia doli tu bënte ballë vendasve në periudhat tjera, duke e pësuar edhe një tjetër humbje, pas asaj nga Teodo.

Tani Bashkimi ka 2 pikë nga po aq ndeshje dhe pozicionohet në vendin e tretë në grupin C. Teodo kryeson me 4 pikë, ndërsa Mornari ka 2 pikë dhe një ndeshje më pak.  Beroe është e katërta në këtë grup me vetëm një pikë nga po aq ndeshje.