Sigal Prishtina deklason Levskin

  • 09 February 2016 - 21:48
Sigal Prishtina deklason Levskin

Sigal Prishtina e ka mposhtur Levskin me rezultat 89-66, në ndeshjen e vlefshme për grupin D, të rrethit të dytë në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltrit ishin më të mirë nga fillimi e deri në fund të takimit, duke e shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Sigali tani kryeson me katër pikë në këtë grup, i pasuar nga Levski me 3, si dhe Peja e Kozuvi me nga një pikë dhe ndeshje më pak të luajtur.