Përfaqësuesja në pritje të stadiumit

  • 10 February 2016 - 09:22
Përfaqësuesja në pritje të stadiumit

Infrastruktura sportive në vendin tonë vazhdon të zhgënjejë

“Personalisht preferoj që stadiumi i Prishtinës të riparohet për eliminatorët e shtatorit, kjo për shkak të infrastrukturës përcjellëse, duke filluar nga hoteli vendosemi, pastaj aeroporti dhe sigurisht është vetë kryeqyteti që e lidh afërsia me qytetet e tjera. Praktikisht do ishte më lehtë për të gjithë”, ka thënë Albert Bunjaki

Kosova pa stadium që i plotëson kriteret ndërkombëtare

Si shpesh kemi dëgjuar për investimet që po bëhen në infrastrukturën sportive, me bindje se po bëhemi gati për ndërkombëtarizim. Megjithatë, realiteti në vendin tonë duket të jetë ndryshe dhe se stadiumet tona vazhdojnë të mbesin të këqija, duke mos afruar komoditet as për futbollistë në fushë e as për shikues në tribuna. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, jo rrallë, ka njoftuar për investimet që po i bën. Megjithatë, komuniteti sportiv nuk është i kënaqur me atë që po bëhet dhe se ata si urgjencë e shohin nisjen e rinovimit të stadiumit të Prishtinës dhe finalizimit “Adem Jashari”, objekte këto që shihen si “shtëpi” të Përfaqësueses së Kosovës, por që për momentin asnjëra nuk është e gatshme për ndeshje kualifikuese.  Futbolli ynë është në prag të pranimit, derisa Kosova vazhdon të mos e ketë asnjë stadium gati. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, sikur ka alarmuar vendin që të përshpejtojë punët, pasi përfaqësuesen në shtator e presin garat zyrtare. Ai shumë më shumë do të pëlqente që stadiumi i Prishtinës të ishte i gatshëm për këtë fillim, për shkak të infrastrukturës përcjellëse shumë të mirë që ofron ky objekt. Tash për tash në stadiumin e kryeqytetit ende asgjë nuk ka filluar të punohet, derisa është paralajmëruar muaji mars kur edhe nisi rinovimi i tij. Se a do të mundë të përgatitet deri në shtator ky objekt sportiv për gara ndërkombëtare, apo për fat të keq do të dështojmë dhe debutimin ndërkombëtar do ta shënojmë në ndonjë vend tjetër, që do të jepte një imazh shumë të keq, mbetet të shihet... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)