Ndeshje vendimtare për pejanët

  • 10 February 2016 - 09:26
Ndeshje vendimtare për pejanët

Peja, e motivuar maksimalisht për ballafaqimin ndaj Kozuv-it

Pasi humbën nga Levski një javë më parë, Pejën e pret një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Kozuv-it në Ligën Ballkanike. Pejanët janë të motivuar maksimalisht për këtë takim dhe opsioni i vetëm mbetet fitorja

Takimi i dytë radhazi në shtëpi

Peja kishte një ecuri fantastike në pjesën e parë të edicionit, duke arritur 21 fitore radhazi në të gjitha garat. Shtatë fitore e një humbje kishin në fazën e parë të Ligës Ballkanike, por fazën e dytë nuk e filluan shumë mirë, duke humbur nga Levski 85:79 në “Karagaçi’. Kjo iu vështirësoi punët pejanëve që tashmë ndaj Kozuv-it duhet patjetër të shënojnë fitore në Grupin D të BIBL-së. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, është shprehur se ky është takimi më i rëndësishëm deri më tani në Ligën Ballkanike. “Kjo është ndeshja më e rëndësishme deri më tani në Ligën Ballkanike. Pas humbjes së parë duhet të shënojmë fitore patjetër në këtë ballafaqim. Është takim shumë i rëndësishëm për ne. Jemi të përgatitur maksimalisht dhe do të japim 100 % për të shënuar fitore”, deklaroi Veseli për “Kosova Sot”. Ai shton se dëshira për fitore është e madhe te pejanët.“Ekziston një dëshirë e madhe për fitore. Është përballje shumë e rëndësishme dhe nuk ka opsion tjetër. Për të vazhduar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike duhet të fitojmë këtë ndeshje”, theksoi më tej Veseli. Takimi ndërmjet Pejës dhe Kozuv-it fillon nga ora 19:30...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)