Kërcënon edhe Kenia

  • 10 February 2016 - 09:33
Kërcënon edhe Kenia

Virusi ‘Zika’ është kthyer në një kërcënim të madh për Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen këtë vit të Brazil, pasi shumë prej sportistëve pjesëmarrës mund të tërhiqen nga ky aktivitet për të mos vënë në rrezik shëndetin. Kenia është një prej shteteve që po e mendojnë një lëvizje të tillë, gjë të cilën e konfirmon edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të këtij vendi Kipchoge në një intervistë për “Reuters”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Nuk do të vëmë në rrezik jetën e sportistëve kenianë, nëse epidemia e shkaktuar nga virusi ‘Zika’ arrin në nivelet më të larta”, deklaroi Kipchoge.

Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe Komitetet Olimpike në Australi, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re dhe SHBA, të cilat kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke u thënë sportistëve se mund të heqin dorë nga pjesëmarrja nga Lojërat e Rios, nëse ata ndiejnë frikë për shëndetin e tyre.

(Kosova Sot)