Busquets, deri më 2019

  • 10 February 2016 - 13:12
Busquets, deri më 2019

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka arritur një marrëveshje të madhe.

Sergio Busquets do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.

Mesfushori i kërkuar nga Manchester City, do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Camp Nou deri në verën e vitit 2019.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Busquets do të konfirmojë të ardhmen e tij në klub.

27-vjeçari do të bëhet futbollisti i tretë më i paguar në klub pas Lionel Messi dhe Andres Iniesta.


(Kosova Sot)