Pep ua bën "bllok" Riberys e Gotzes

  • 10 February 2016 - 14:06
Pep ua bën

Pep Guardiola i ka lënë në shtëpi Frank Riberyn dhe Mario Gotzen për përballjen e sotme që Bayern e zhvillon në kuadër të kupës ndaj Bochum.

Pep e ka arsyetuar vendimin e tij me mospërgatitjen e plotë fizike të dy lojtarëve. Mediat gjermane raportojnë se Pep nuk është i kënaqur më stërvitjet e dy futbollistëve kohëve të fundit.

Dy yjet e Bayernit kanë realizuar dy stërvitje në dy ditët e fundit dhe pritej të ishin në fushë për ndeshjen e sotme.

(Kosova Sot)