E thotë Zidane: Ronaldo, lojtari më i mirë në botë

  • 10 February 2016 - 15:18
E thotë Zidane: Ronaldo, lojtari më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe para Lionel Messit. Kështu ka deklaruar trajneri I ri I Real Madridit, Zinedine Zidane.

Përkrahja për reprezentuesin portugez vie pas kritikave për formën e tij të dobët këtë sezon, derisa u mposht nga Messi për çmimin “Topin e Artë”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por Zidane , beson se rivaliteti i Ronaldos me Messin është i shëndetshëm.

“Cristiano Ronaldo është më i miri”, ka thënë Zidane për Record.

(Kosova Sot)