30 futbollistë nga Kosova në Shqipëri

  • 10 February 2016 - 17:56
30 futbollistë nga Kosova në Shqipëri

Kampionati i Shqipërisë për pjesën e dytë të edicionit 2015-2016 do të ketë si asnjëherë tjetër 30 lojtarë nga Kosova, por gjithashtu edhe 21 nga Brazili. Afati kalimtar i janarit i ka parë dhjetë klubet e Superiores shqiptare të orientuara më shumë drejt tregut kosovar dhe atij amerikano-latin. Natyrshëm “ligjin” e bëjnë kosovarët, që jo vetëm kanë ardhur duke u shtuar në Superiore, por janë pjesë shumë e rëndësishme në skuadra si Skënderbeu, Partizani, Tirana, Kukësi, Laçi, Vllaznia, Bylisi, Tërbuni dhe veçanërisht Flamurtari. Klubi vlonjat ka shtatë lojtarë nga Kosova në përbërje. Ndërkohë, nëntë nga dhjetë skuadrat e Kampionatit shqiptar kanë së paku nga një brazilian në përbërje. Vetëm Vllaznia nuk ka afruar lojtarë nga Brazili gjatë janarit. (Kosova Sot)