Manaj: Golat janë për Kombëtaren

  • 10 February 2016 - 17:57
Manaj: Golat janë për Kombëtaren

Rey Manaj është shprehur i lumtur me dy golat që shënoi për Inter-in në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Lazio-s. Ky takim përfundoi 2:2, ku të rinjtë zikaltër (Primavera) u kualifikuan tutje. “Kemi fituar kualifikimin duke bërë një ndeshje me shumë zemër e grintë dhe nuk më intereson aspak se cila skuadër do të jetë në finale. Le të jetë cilado prej tyre, Juventus apo Fiorentina. Jam duke luajtur këtu për të pasur minuta për ekipin e parë dhe Kombëtaren. Unë ndihem lojtar i skuadrës së parë të Inter-it”, ka deklaruar Manaj. Për sulmuesin shqiptar foli edhe trajneri i kësaj skuadre, Stefano Vecchi. “Ai ka nevojë që të luajë dhe këto dy gola i shërbejnë shumë atij, por edhe skuadrës sonë. Është përmirësuar shumë. Në fillim hasi pak vështirësi, por e mori veten menjëherë. Të gjithë lojtarët bënë mirë në këtë ndeshje, por ai arriti të finalizonte dy nga aksionet tona që na dhanë këtë sukses”, ka thënë Vecchi. (Kosova Sot)