Zyrtarisht në AIPS-a

  • 10 February 2016 - 18:23
Zyrtarisht në AIPS-a

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS).
Ashtu siç është pritur, pas votimit në Kongresin e AIPS Europe dhe fitimit të betejës nga ana kosovare për pranim, AIPS Europe ka rekomanduar të mërkurën pranimin me të drejta të plota në AIPS.

Presidenti Gianni Merlo, në ditën e fundit të Kongresit të 79-të që po zhvillohet në Doha të Katarit, njoftoi delegatët nga e gjithë bota se Kosova zyrtarisht është anëtarja më e re dhe e 160-ta e AIPS, ndërsa e 45-ta në AIPS Europe. (Kosova Sot)