Ministri uron gazetarët

  • 10 February 2016 - 18:41
Ministri uron gazetarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar anëtarësimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS).

 

Shala vlerësoi se anëtarësimi i SHGSK-së është arritje dhe një ngjarje e rëndësishme për gazetarinë dhe sportin e Kosovës.

 

“Ky është një kurorëzim i punës dhe angazhimit të SHGSK-së dhe gazetarëve që përcjellin dhe raportojnë me profesionalizëm ngjarjet dhe jetën sportive në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

 

Shala u shpreh se anëtarësimi përbën një lajm historik për gazetarinë sportive të Kosovës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet në avancimin e mëtejmë jo vetëm të gazetarisë sportive, por edhe të sportit në përgjithësi.

 

Zëvendëskryeministri, ndër të tjera tha se ky anëtarësim është një dëshmi e sukseseve të sportit të Kosovës dhe ndërkombëtarizmit të tij në të gjitha sferat.

Shala tha se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, e në këtë kontekst edhe punën e SHGSK-së. (Kosova Sot)