Barcelona në finale

  • 10 February 2016 - 23:03
Barcelona në finale

Barcelona ka konfirmuar pjesëmarrjen në finale të Kupës së Mbretit, përkundër barazimit prej 1-1 ndaj Valencias në ndeshjen kthyese gjysmëfinale. Duke qenë se e kishte siguruar finalen që nga ndeshja e parë (7-0), Luis Enrique u dha pushim lojtarëve kryesorë dhe inkuadroi një njëmbëdhjetësh të përbërë kryesisht nga lojtarë dytësorë. Ky ishte formacioni startues i katalunasve: Ter Stegen; Bartra, Vermaelen, Mathieu, Adriano; Sergi Roberto, Rakitic, Sergi Samper; Aleix Vidal, Munir, Sandro. Në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla, skuadra vendase luajti më mirë në gjysmën e parë në të cilën shënoi një gol përmes Alvaro Negredos (39’). Mirëpo, Blaugranët nuk i lejuan Los Che të gëzoheshin as para tifozëve të vet duke e barazuar rezultatin me anë të Wilfrid Kaptoum (84’). Në finale Barcelona me gjasë më të madhe do të luajë kundër Sevillas, pasi andaluzianët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-0 kundër Celta Vigos. (Kosova Sot)