Lorenzo, i lumtur te Yamaha

  • 11 February 2016 - 09:34
Lorenzo, i lumtur te Yamaha

Ducati po bën gjithçka për t’i rrëmbyer Jorge Lorenzo-n, Yamahas, por për momentin ngasësi nga Majorka as që e mendon largimin nga skuadra japoneze. Lorenzo, i cili në vitin 2015 fitoi titullin e tij të tretë në Moto Gp pas një dueli të ethshëm me shokun e skuadrës, italianin Valentino Rossi, në një intervistë ka deklaruar se për momentin është i lumtur te Yamaha, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

”Edhe në momentet më të vështira kam deklaruar që ëndrra ime është të tërhiqem këtu”, ka theksuar 28-vjeçari spanjoll.

Lorenzo më tej ka shtuar se nëse qëndron edhe për shumë vjet te Yamaha ai i ka të gjitha mundësitë për të shndërruar në pilotin më fitues të të gjitha kohëve te skuadra japoneze.

Pas titullit të fituar nga Rossi në vitin 2009, Lorenzo është i vetmi ngasës që ka arritur të triumfojë me Yamaha-n. 

(Kosova Sot)