Reklama e re e Ronaldos fut në sherr palestinezët dhe izraelitët (Video)

  • 11 February 2016 - 11:08
Reklama e re e Ronaldos fut në sherr palestinezët dhe izraelitët (Video)

Çdo veprim i Cristiano Ronaldos ka një jehonë të pabesueshme dhe zgjedhja e tij për të bërë një reklamë në Izrael, nuk ka ka lënë shije të mirë te tifozët e tij palestinez.

Futbollisti i Real Madrid ka marrë pjesë në një spot publicitar të televizionit “Hot”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë portugezi në rrjetën social “Twitter”.

“Ka zëra se do të bëhem një yll në Izrael. Jo për futbollin, por për reklamën e Hot”, ka shkruar Ronaldo.

Cristiano nuk shkoi në Izrael për të bërë filmimet, pasi u bënë në Spanjë.

Në reklamë portugezi shkëmben disa shaka me tre komikë nga Izraeli, në dhomat e zhveshjes së një skuadre në periferi, ku portugezi pritet si blerja e madhe e klubit.

Ata habiten kur përforcimi është tre herë fituesi i “Topit të Artë”. Kjo reklamë nuk është pëlqyer nga palestinezët. Njëri prej tyre shkruan: “Me ty e mbyll, tani bëj tifo për Messi”, shkruhet në një nga komentet e tifozëve palestinez të Ronaldos.

(Kosova Sot)