Talenti shqiptar shënon kundër Real Madridit

  • 11 February 2016 - 12:51
Talenti shqiptar shënon kundër Real Madridit

Dje u zhvilluan ndeshjet e radhës për Ligën e Kampionëve për moshat nën 19 vjeçare dhe një ndër ndeshjet më interesante ishte ajo që u zhvillua në Suedi mes Elfsborg dhe Real Madrid ku rezultati përfundimtar doli 1­3 për spanjollët. 

Por ajo që e bëri interesant këtë takim ishte se goli i vetëm i ekipit suedez u shënua nga shqiptari Arian Kabashi që duhet të hyjë në orbitën e zbuluesve të lojtarëve kandidatë për tu bërë pjesë e Kom­bëtares sonë në të ardhmen.

Në të kundërt ne do të t'i themi sërish tradhtar me pa të drejtë. Kur shkëlqen të gjithë të duan, aftësi është që ta ndjekësh sa më parë. 

(Kosova Sot)