Reklama e Neymar shkakton polemika në Mekë!

  • 11 February 2016 - 12:55
Reklama e Neymar shkakton polemika në Mekë!

Një reklamë e McDonaldos e ngjitur në postera kudo në Mekë ka shkaktuar polemikë në qytetin e shenjtë musliman.

Autoritetet vendase kanë kërkuar nga krerët e qytetit dhe të shtetit të largojnë sa më shpejt posterat me fotot e Neymar.

Sipas tyre, posterat me Neymar kanë dëmtuar prestigjin e fesë muslimane në Mekë dhe janë provokim për ndjenjat e muslimanëve. Për këtë çështje priten diskutime të reja këtë javë mes autoriteteve lokale dhe shtetërore.

(Kosova Sot)