Lavezzi drejt Kinës

  • 11 February 2016 - 13:16
Lavezzi drejt Kinës

Ezequiel Lavezzi transferohet tek Hebei China Fortune. Prej disa javësh ekipet kineze janë duke investuar fuqishëm në merkato,duke afruar emra të mëdhenj të futbollit europian.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Lavezzi dhe Hebei China Fortune kanë arritur akordin mes tyre. Skuadra e Paris Saint Germain, do të përfitojë 6 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Një vlerë e ulët në pamje të parë, por jo nëse merr në konsideratë faktin se argjentinasi kishte vetëm pak muaj kontratë me parizienët.

Ai, që do të përfitojë më shumë nga kjo marrëveshje është sulmuesi, pasi paga e tij mendohet se do të jetë nga 13 deri në 15 milion euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

Lojtari do të mund ta nisi aventurën e tij të re,vetëm pas përfundimit të gjysëm finaleve të Champions League,ku skuadra e Lorent Blanc do të ndeshet me anglezët e Chelsea-t.

(Kosova Sot)