Buzëqesh Barça, Messi rikthehet në stërvitje

  • 11 February 2016 - 15:34
Buzëqesh Barça, Messi rikthehet në stërvitje

Leo Messi i është bashkuarskuadrës në stërvitjen e sotme. 5 herë fituesi i topit të artë duket se i ka lenë pas problem shëndetësore dhe i ështëbashkuar ekipit në stërvitjen e zhvilluar ditën e sotme. 

Messi nuk ishte i gatshëm për Barcelonën në ndeshjen e kupës ndaj Valencias por “pleshti” është në dispozicion të trajnerit Enrique për ndeshjen e radhës që Barca do të luaj në kampionat këtë fundjavë. 

Padyshim një lajm pozitiv ky jo vetëm për trajnerin Luis Enrique, por për të gjithë ekipin e Barcelonës, që ishin në merak për shkak se përflitej se argjentinasi mund të operohej.

(Kosova Sot)