Shkëlqimi i Mërgim Mavrajt

  • 11 February 2016 - 15:39
Shkëlqimi i Mërgim Mavrajt

 

I ka mjaftuar një 90- minutësh që Mavraj t’i bindë të gjithë për formën e tij. Në javën pasardhëse, trajneri Peter Stoger e hodhi Këlnin në fushën e lojës me një formacion të ndryshuar dhe me rreshtimin me 3 mbrojtës.mavraj Kjo falë sigurisë që mbrojtësi shqiptar i dha trajnerit në ndeshjen e parë në Bundesligë si titullar në barazimin me Volfsburgun. Në javën e dytë, atë përballë Hamburgut, skuadra e trajnerit Stoger ishte në fushë me një rreshtim siç trajneri nuk e kishte provuar asnjëherë këtë sezon.  Dy mbrojtësit qendrorë që luajtën gjatë pjesës së parë të sezonit ishin në fushë së bashku me mbrojtësin shqiptar duke formuar një fortesë përpara portierit. Vlerësimi- Tifozët e skuadrës gjermane e kanë përfshirë Mavrajn mes lojtarëve më të mirë të këtij muaji. Në një sondazh të bërë në faqen e klubit, ata kanë përzgjedhur shqiptarin si lojtarin e dytë më të mirë. Për ta kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje mjaft cilësore të mbrojtësit të Kombëtares, ku në të parën ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës falë përqindjes më të lartë të dueleve të fituara.

 

(Kosova Sot)