Stoke e 'blindonn' Krkic-in

  • 11 February 2016 - 15:40
Stoke e 'blindonn' Krkic-in

Bojan Krkic ka nënshkruar kontratë të re me Stoke Cityn.

Mediat angleze raportojnë se reprezentuesi spanjoll, ka nënshkruar kontratë të re për katër vjet e gjysmë që do ta mbajë atë në Angli deri në verën e vitit 2020, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bojan që ka shkëlqyer këtë edicion, është pjesë e Stoket që nga vera e vitit 2014.

“Jam shumë i lumtur dhe i motivuar. Stoke City më dha mundësinë të luaj në ligën më të fortë në botë dhe kam vetëm fjalë falënderuese për besimin dhe mënyrën se si më kanë trajtuar që kur kam ardhur në Angli”, ka thënë Krkic për faqen zyrtare të klubit.

(Kosova Sot)