Dëmtohet Rizzoli, humb ndeshjen Juventus – Napoli

  • 11 February 2016 - 15:47
Dëmtohet Rizzoli, humb ndeshjen Juventus – Napoli

sArbitri i njohur Nicola Rizzoli ishte në faqet e para të gazetave ku deklaroi para disa ditësh se ai “kërkon më shumë respekt” teksa ishte akuzuar nga drejtori i Tgcom24 Paolo Liguori se kishte kryer disa vendime të dyshimta në favor të Juventus. Mesa duket dëshira e Liguori-t është realizuar, teksa Daniele Orsato do të zëvendësojë Nicola Rizzoli-n, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore. Nicola Rizzoli nuk do të jetë në gjendje të gjykojë supersfidën midis Juventus dhe Napoli, e cili do të zhvillohet në ditën e shtunë, me të dy ekipet në formë mjaft të mirë. Ekipi i “Partenopei” do të udhëtojë në Torino me një avantazh prej dy pikësh, Mauruzio Sarri ka udhëhequr ekipin e tij drejt tetë fitoreve radhazi në Seria A dhe kërkon të ruajë kryesimin teksa skuadra e Allegri-t do të kërkojë fitoren e 15-të radhazi.

 

 (Kosova Sot)