Higuain: Titulli në duart tona

  • 11 February 2016 - 18:14
Higuain: Titulli në duart tona

Në prag të ndeshjes së rëndësishme me Juvetus-in që Bardhekaltërit e Napoli-t luajnë këtë të shtunë, Gonzalo Higuain e fokuson vëmendjen e tij te titulli kampion duke synuar ruajtjen e kryesimit në tabelën e klasifikimit. “Tani gjithçka varet nga ne. Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë”, u shpreh argjentinasi. Në të vërtetë vet sulmuesi argjentinas shfaqet mjaft i qetë dhe i relaksuar. “Personalisht ndihem i qetë. Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo. Di që kjo është një sfidë speciale dhe që të gjithë presin me padurim të japin maksimumin. Krahasimet e fundit me Diego Maradona-n normalisht që më kanë përkëdhelur, por vetëm mendimi që i afrohem sadopak atij dhe asaj që ai ka arritur me Napoli-n është një arritje shumë e madhe për mua, një mrekulli”, theksoi Higuain. Deri më tani “El pipit” ka shënuar 24 gola në 24 ndeshje në Serie A. “Shpresoj të vazhdoj të shënoj me këtë ritëm dhe që kontributi im ta çojë skuadrën përpara. Të gjithë kemi momente të vështira ndaj ajo që duhet të mundohemi të bëjmë është që të rritemi e të mësojmë. Por, ky është viti im dhe unë duhet ta shfrytëzoj atë në maksimum. Do të ishte fantastike të fitonim titullin kampion”, përfundoi Gonzalo Higuain. Napoli pas 24 javësh ka grumbulluar 56 dhe ka dy pikë më shumë se Juventus. “Zonja e Vjetër” ka arritur 14 fitore radhazi në Serie A, derisa tetë Napoli. Ndeshja e së shtunës mund të jetë vendimtare sa i përket titullit të kampionit. (Kosova Sot)