Handanoviq drejt Cityt

  • 11 February 2016 - 19:00
Handanoviq drejt Cityt

Janë shtuar spekulimet për transferimet e para të Pep Guardiolas kur të kalojë në postin e kryetrajnerit te Manchester City gjatë verës.

 

Sipas “Corriere dello Sport”, spanjolli është i interesuar në portierin e Interit, Samir Handanovicin, edhe pse ai ka nënshkruar së fundmi kontratë të re që e mban në Itali deri më 2019.

 

Gazeta thotë se slloveni është duke u përcjellë që një kohë të gjatë nga klubi anglez.

 

Nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, mediumi italian beson se mund të shtohen gjasat që Handanovic të kalojë në Ligën Premier. (Kosova Sot)