Neymar, “bombë” nga Brazili

  • 11 February 2016 - 22:11
Neymar, “bombë” nga Brazili

“Esporte.uol” ka bërë të ditur që PSG-ja është gati t’i ofrojë brazilianit 40 milionë euro në vit.

Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi është gati të bëjë goditjen më të madhe në karrierë, i favorizuar edhe nga fakti që Neymar nuk ka rinovuar ende me Barcelonën.

Brazilianit i skadon kontrata me klubin nga “Camp Nou” në qershor të vitit 2018 dhe vazhdimi i saj momentalisht po refuzohet nga babai i futbollistit.

Operacioni komplet për transferimin e Neymarit do t’i kushtonte Paris Saint Germainit plot 190 milionë euro.