Gjashtë dëshira për dy trofe!

  • 12 February 2016 - 09:09
Gjashtë dëshira për dy trofe!

Gjithçka gati për Turneun Final të Ipko Kupës së Kosovës

Fundjava do të jetë një festë basketbolli. Atmosfera pritet të jetë mbresëlënëse në të gjitha ndeshjet, pasi në Turneun Final të Ipko Kupës së Kosovës do të jenë të pranishëm tifozët e katër skuadrave pjesëmarrëse, “Plisat”, “Shqiponjat”, “Torcidat” dhe “Arpaxhikët”

18 trofe të Kupës së Kosovës kanë zbarkuar në kryeqytet 

“Do të jetë një organizim që do të mbahet mend dhe një spektakël i vërtetë basketbolli”. Kështu kanë deklaruar para gazetarëve të enjten në konferencën për media zyrtarët më të lartë  të Sigal Prishtinës dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që janë edhe organizatorë të Turneut Final të Ipko Kupës së Kosovës. Turneu Final i Ipko Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 dhe 14 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Të premten në gjysmëfinalen e parë, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 do të përballen  Peja –Trepça, kurse ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet duke filluar nga ora 19:45, ku do të takohen Bashkimi – Sigal Prishtina. Ndërkaq, finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen të dielën, me fillim nga ora 17:00 dhe 19:45. Në finalen e femrave do të ballafaqohen Prishtina dhe Penza nga Peja...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)