Kuka kërkon më shumë nga Komunat

  • 12 February 2016 - 09:16
Kuka kërkon më shumë nga Komunat

Klubet po shuhen, pasi s’kanë mjete financiare

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka kërkuar më shumë përkrahje nga Komunat, pasi klubet nuk po kanë përkrahje ashtu siç e meritojnë dhe për këtë shkak edhe shumë prej tyre po shuhen

Të ndërtohet një palestër për xhudo

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, gjithmonë ka qenë njëri ndër më të zëshmit dhe kritikuesit, kur ka ardhur në shprehje interesi i sportit. Ai së fundi ka kërkuar më shumë përkrahje nga Komunat e Kosovës, pasi shumë klube po shuhen për shkak se nuk kanë mjete financiare, derisa shumë të tjera punojnë në kushte jo të mira.“Ne jemi të kënaqur me nivelin qendror qeverisës. Normalisht gjithmonë ka vend për përmirësime. Mendoj se më shumë duhet të bëhet në Komuna, pasi klubet financohen nga Komunat. Shumë klube janë shuar në Kosovë, pasi nuk kanë pasur përkrahje, derisa të tjerat funksionojnë në kushte jo optimale. Unë kam kërkuar nga niveli qendror të ndikojë te Komunat dhe sporti të ketë buxhetin e veçantë dhe jo të funksionojë në këtë mënyrë, pasi po dëmtohen klubet dhe sportistët”, deklaroi Kuka për “Kosova Sot”... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)