Futbolli pa tifozë, si një lojë fëmijësh

  • 12 February 2016 - 09:18
Futbolli pa tifozë, si një lojë fëmijësh

Sporti po përballet me një dukuri që në Evropë kaherë është harruar

“Problemi pse nuk kemi tifozë është se pothuajse asnjë stadium s’i plotëson kushtet për tifozë. E dyta, që nga pas lufta vazhdojmë të luajmë ndërmjet vete si “mahalla me mahallë”, pa dalë në Evropë. Unë besoj se me pranimin në UEFA, stadiumet tona kanë për të thyer rekorde për nga shikueshmëria, e sidomos Prishtina”, ka thënë kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati

S’ka komoditet për shikuesit nëpër stadiume

Sikur nuk mjaftonte vetëm infrastruktura e keqe dhe financimi i dobët për futbollistët tanë, të cilët tash po përballen edhe me një vështirësi tjetër. Fjala është për tifozët, të cilët çdo herë e më shumë po i braktisin ata, dhe kjo në shumë raste po i bënë të duken sikur jetimë. Stinori vjeshtor, edhe pse ishte cilësuar si shumë i rëndësishëm për faktin se mund të jetë i fundin jashtë ombrellës së UEFA-s e FIFA-s dhe duhej të ishte cilësor, ka sjellë shumë pak tifozë në stadiume. Shumica e ndeshjeve janë përcjellë me 50-100 shikues, çka vërtet bënte të dukej sikur po zhvillohej një “shfaqje fëmijësh”, e assesi një ndeshje e Superligës. Kjo dukuri nuk është vetëm në futboll, me probleme të tilla po përballen edhe sportet e tjera, përjashtuar në disa ndeshje basketbollin ku po arrihet të mbushen palestrat. Njohësit e sportit, këtë fenomen të keq e lidhin me shumë faktorë, duke u nisur nga cilësia  e dobët e ndeshjeve, infrastrukturës aspak komode për tifozë e deri tek organizmi shumë i keq i ndeshjeve. Në anën tjetër, tifozët e futbollit mendojnë se është bërë monotoni duke i shikuar vazhdimisht aktorët e njëjtë në një shfaqje, dhe se izolimi ndërkombëtar ka bërë që tifozët çdo herë e më shumë të lodhën nga futbolli. Gjithsesi, njëri nga grupet me të organizuara të tifozëve në Kosovë “Plisat”, premtojnë një pranverë shumë të nxehtë, derisa thonë se edhe stadiumet do të jenë të mbushura me tifozë. Derisa tifozët kritikojnë cilësinë, vetë futbollistët mendojnë se është komoditeti në stadium, por edhe promovimi jo i mjaftueshëm i ndeshjeve që po ndikojnë që në stadiume të kemi pak tifozë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)