Ballafaqimi i legjendave

  • 12 February 2016 - 09:43
Ballafaqimi i legjendave

Tifozët e Cleveland-it nderojnë Kobe Bryant-in

20 mijë tifozë kanë duartrokitur Kobe Bryant-in, pasi ky është edicioni i fundit i “Black Mamba”-s në NBA. Sidoqoftë, në përballjen Cleveland-LA Lakers, shkëlqeu LeBron James me 29 pikë, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores  

San Antonio fiton me vështirësi  

“Quicken Loans Arena” në Cleveland u shndërrua në teatrin e duelit të fundit ndërmjet LeBron James dhe Kobe Bryant, përpara tërheqjes së “Black Mamba”-s. 20 mijë tifozët e pranishëm e pritën me duartrokitje dhe ovacione yllin e Los Angeles Lakers. Më pas, përqafimi ndërmjet dy prej më të mëdhenjve në historinë e basketbollit. “Unë e admiroj shpirtin e tij garues. Shumë lojtarë ndoshta janë të mëdhenj, por ai është në një nivel tjetër", ka vlerësuar James. Bryant-i po shijon çdo moment në NBA, derisa tashmë po afrohet edhe ndeshja e “All Star”-it. “Seriozisht kjo është çmenduri. 20 vjet në NBA. Është jeta ime. Jam shumë i lumtur me kohën e kaluar duke luajtur basketboll dhe jam munduar ta shfrytëzojë në maksimum. Kam luajtur me shumë lojtarë dhe është e çuditshme të shohësh gjenerata të ndryshme. Ka shumë lojtarë të talentuar. Kjo më bën të lumtur. Më kujtohet ndeshja ime e parë në ‘All Star’ në vitin 1997. Për mua ata lojtarë ishin idhujt e mi dhe të luaja ndaj tyre ishte madhështore”, theksoi Bryant. Por, me gjithë pritjen madhështore për Bryant, dueli i fundit u fitua nga James-i, i cili udhëhoqi Cavaliers drejt suksesit 120:111. LeBron realizoi 29 pikë, ndërsa në edicionin negativ të Lakers, Kobe e mbylli sfidën me vetëm 17 pikë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)