Turpërohet shkaku i Robben-it

  • 12 February 2016 - 09:49
Turpërohet shkaku i Robben-it

Trajneri i Bochum-it, Gertjan Verbeek, nuk është përmbajtur dot, duke akuzuar bashkëkombësin e tij, Arjen Robben, për simulimin në takim mes Bochum-it dhe Bayern-it. Bavarezët e fituan takimin me rezultat 3:0, sfidë e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Për mua ishte një simulim i pastër dhe të gjithë jemi dëshmitarë. Unë vetë jam holandez dhe ndihem i turpëruar nga veprimi i tij. Sigurisht që pati kontakt, por nuk e besoj se mund të akordohej faull dhe aq më tepër kartoni i kuq. Me dhjetë lojtarë është e pamundur të fitosh përballë një skuadre si Bayern-i”, ka thënë Verbeek.

Simunek në minutën e 43-të është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Bayern-i u kualifikua në gjysmëfinale.

(Kosova Sot)