Dy futbollistë largohen nga Reali, transferohen te Ancelotti

  • 12 February 2016 - 16:49
Dy futbollistë largohen nga Reali, transferohen te Ancelotti

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është i interesuar për transferimin e dy futbollistëve të Real Madridit.

Ai ka identifikuar dyshen Karim Benzema dhe James Rodriguez si përforcime ideale për gjigantin bavarez, raportojnë mediat spanjolle.

Transferimi i Benzemas do të jetë më i vështirë, pasi ai pëlqehet shumë nga Zidane, ndërsa James mund të largohet për 80 milionë euro.