Sulmi i Real-it thyen rekordin e golave

  • 12 February 2016 - 17:46
Sulmi i Real-it thyen rekordin e golave

 

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale formojnë një treshe të frikshme në repartin e avancuar. Shpejtësi, teknike, forcë, finalizim. Gjithçka që i bën të pamarkueshëm. Pavarësisht se rezultatet e Realit nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, sulmi nuk ka çaluar për asnjë moment. Madje, sivjet ata kanë thyer rekordin e tyre. Që kur u krijua ky tredhëmbësh, është vendosur një shifër e re golash, pas 30 ndeshjeve të zhvilluara. Deri tani, kanë arritur të ndëshkojnë kundërshtarët plot 66 herë. Rekordi ishte vendosur në sezonin e kaluar, ku në po kaq ndeshje kishin shënuar 62 herë. Ndërkohë, në 2013-2014 ishin vetëm 53. Në fakt, statistikat e tyre u përmirësuan ndjeshëm që kur në krye të ekipit erdhi Zidane, duke realizuar disa fitore me rezultate shumë të thella.

 

 (Kosova Sot)