Mavraj rrezikon formacionin

  • 12 February 2016 - 17:52
Mavraj rrezikon formacionin

 

Mbrojtësi i Koln-it, Mërgim Mavraj është vënë sërish në dyshim për sfidën e radhës. Edhe pse në dy ndeshjet e zhvilluara ka dhënë siguri për prapavijën e Kolnit, trajneri Stoger e ka rikthyer edhe një herë në dyshim faktin se ai do të jetë apo jo nga minuta e parë në takimin e fundjavës. Për këtë, është bërë shkas rikthimi i kapitenit Matias Lehman që me shumë gjasë pritet të rikthehet në formacion në mbrojtje. “Me siguri që do të rikthehet titullar, edhe pse gara në këtë rol është shumë e fortë”, ka deklaruar trajneri i pyetur për kapitenin. “Ekspres.de” ka vendosur shqiptarin në dyshim, ndërkohë që nuk është habi që Mavraj të lërë në stol dy mbrojtësit e tjerë dhe të jetë në fushë përkrah kapitenit.

 (Kosova Sot)