Peja mposhtë Trepçën dhe kalon në finale

  • 12 February 2016 - 19:33
Peja mposhtë Trepçën dhe kalon në finale

Skuadra e Pejës është skuadra e parë që ka siguruar finalen në 'Ipko Kupën e Kosovës', në basketboll.

Në ndeshjen mes Pejës dhe Trepçës, më të suksesshëm ishin pejanët të cilët triumfuan pa ndonjë mund të madh.

Në fund rezultati ishte 26 pikë në dallim për Pejën, 91:65, dhe kështu Peja me lehtësi kaloi në finale.

Ndërkohë nëndeshjen tjetër gjymsëfinale pritet të takohet Prishtina me Bashkimin.