Prishtina e fiton dramën, e pret Peja në finale

  • 12 February 2016 - 22:02
Prishtina e fiton dramën, e pret Peja në finale

Është mbyllur në kryeqytet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ishte dramatike deri në fund, por u fitua nga Sigal Prishtina 83:80.

Atmosfera në palestër ishte impozante, pasi që të pranishme ishin dy tifo-grupet, Plisat dhe Arpagjiktë.

Sigal Prishtina do të takohet me Pejën në finalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet të dielën.