Ajeti zyrtarizohet te Wil-i

  • 13 February 2016 - 09:35
Ajeti zyrtarizohet te Wil-i

Mbrojtësi shqiptar, Adonis Ajeti, i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Basel-it, duke u transferuar te një tjetër skuadër zvicerane, por që garon në një rang më poshtë të grave. Adonisi, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ka nënshkruar kontratë me Wil-it, me të cilin do të paraqitet gjatë këtij stinori pranveror, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Futbollisti nga Kosova është larguar nga skuadra e Basel-it, pas disa largimesh të lojtarëve të tjerë. Ajeti do të vazhdojë karrierën me ekipin e FC Wil të Ligës së dytë zvicerane, e këtë lajm e ka bërë të ditur vetë lojtari në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Edhe zyrtarisht jam lojtar i FC Wil 1900. Dua të falënderoj Basel-in për gjithçka dhe ju dëshiroj shumë suksese. Shpresoj dhe besoj  se me FC Wil do t’i realizojmë synimet tona drejt Superligës zvicerane”, ka shkruar Ajeti në ‘Facebook’.

Të kujtojmë se edhe Adonisi sikurse edhe Albioni janë dy futbollistë me perspektivë dhe kjo ka bërë që edhe Kombëtarja kuqezi të interesohet për ta, duke i këshilluar që ta ndjekin rrugën e vëllait të madh, Arlind Ajeti, i cili tashmë është bërë kuqezi dhe luan rregullisht për Kombëtaren shqiptare.

(Kosova Sot)