Federatat të kërkojnë të drejtën e tyre

  • 13 February 2016 - 09:37
Federatat të kërkojnë të drejtën e tyre

Sportistët e Kosovës janë të barabartë me ata të huaj

Disa federata sportive të Kosovës, edhe pse u pranuan ndërkombëtarisht, hasën në vështirësi në garat e mbajtura në vendet, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, është shprehur se nuk ka asnjë barrierë dhe askush nuk ka të drejtë t’i diskriminojë. Ai thotë se kanë përkrahjen edhe të KON-it në këtë drejtim  

Pritet kompletimi i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) do të mbahet më 24 shkurt, ku do të bisedohet për disa çështje. Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, ka folur për temat, që do të diskutohet në këtë Asamble. “Në këtë Asamble, Bordi Ekzekutiv do të raportojë për kohën mes dy asambleve. Do të raportohet për punën që është bërë, Raportin Financiar, Plani i Punës për vitin 2016 dhe për buxhetin e këtij viti. Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, pasi për herë të parë do të marrim pjesë në Lojërat Olimpike Verore. Do të bisedohet për Rio dhe për sfidat e federatave që kanë. Ato kanë pasur probleme me garat, që janë mbajtur në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i diskriminojë dhe çdo vend është i barabartë me vendet e tjera. Me pranimin me të drejta të plota, ne jemi të barabartë me himn dhe flamur. Në këtë aspekt na mbështet fuqishëm edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON)”, ka thënë Hasani për “Kosova Sot”. Asambleja e kaluar e KOK-ut është mbajtur në fund të vitit 2014...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)