E nënçmojnë vetveten

  • 13 February 2016 - 09:39
E nënçmojnë vetveten

Shkojnë në përgatitje pa plan të hartuar si duhet

"Është e kuptueshme që skuadrat tona nuk mund të luajë me Bayern-in ose skuadra të tjera të nivelit të tillë, por në asnjë mënyrë nuk bën të përulen dhe të zhvillojnë ndeshje me skuadra amatore, ngase aty shihet serioziteti i tyre", ka thënë Arsim Plepolli

Sinjale jo shumë pozitive për ngritje të cilësisë

Prishtina mund të jetë imazh dhe krenaria e futbollit tonë, por kjo duket se nuk vlen edhe për klubet e vendeve të tjera, të cilat fare nuk po e bëjnë hesap. Zhvillimi i ndeshjeve miqësore me rivalë tejet të ulët po e bëjnë Prishtinën të mos duket skuadër e madhe. Gjithsesi kjo nuk po i ndodh vetëm Prishtinës. Në të njëjtën mënyrë po veprojnë edhe skuadrat e tjera kosovare që po pranojnë të luajnë me skuadra amatore vetëm sa për të zhvilluar ndeshje.  Përballja me Partizanin B, apo me skuadrat, si Terbina e Naftëtari, nuk janë asgjë tjetër veçse nënçmuese për Prishtinën dhe futbollin tonë. Është e qartë se këto janë vetëm ndeshje kontrolluese dhe më shumë shërbejnë për të parë formën e lojtarëve, megjithatë është një “pikë e kuqe” që Prishtina duhet ta vërë, pasi nuk po duket aspak serioze nëse vazhdon të ballafaqohet me skuadra të rangut kaq të ulët. Të njëjtën gjë sivjet e bëri edhe Ferronikeli. Ani pse e mban epitetin e kampionit të Kosovës si dhe fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, drenicasit u përballen me skuadra anonime në Antalia, gjë e cila duket vërtet përulëse për një skuadër kampione të një vendi, i cili po pretendon se mund të ketë rezultate të mëdha në arenën ndërkombëtare. Është shumë e kuptueshme që jemi në një situatë ku nuk mund të bëjmë edhe shumë zgjidhje, megjithatë, këto klube së paku duhet të funksionojnë si profesioniste dhe duhet të angazhohen për të gjetur kundërshtar serioz, me të cilët vetëm se do ta ngritin imazhin  e futbollit tonë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)