Gjyqtarët në Shqipëri

  • 13 February 2016 - 09:47
Gjyqtarët në Shqipëri

Rreth 50 gjyqtarë të Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll, dje kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për seminar dhe norma teorike e fizike. Ashtu siç kishte njoftuar ditë më herët gazeta jonë se gjyqtarët do të testohen në Shqipëri, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për pranverë, ashtu edhe ndodhi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjyqtarët, fillimisht, do të mbajnë seminari me ç’rast do të ligjërojnë instruktorët shqiptarë të FIFA-së, Plarent Kotherja dhe Sokol Jareci, e më pas do të mbahet edhe video-testi. Ndërkohë, të dielën do të mbahen testet fizike në stadiumin “Qemal Stafa”.

Ekspedita kthehet të hënën në Kosovë për të startuar të premten me ndeshjet e Kupës, dhe pas dy javësh nisin edhe garat në stinorin pranveror.

(Kosova Sot)