Mayweather kishte vënë bast për Fury-n

  • 13 February 2016 - 09:50
Mayweather kishte vënë bast për Fury-n

Floyd Mayweather ka bërë të ditur se fitoi një bast të madh pas fitores së Tyson Fury ndaj Wladimir Klitschkos në meçin e rëndësishëm për titull të kampionit në kategorinë e rëndë në boks. Amerikani i pensionuar ka thënë se ishte i sigurt se britaniku do ta befasonte ukrainasin, transmeon gazeta Kosova Sot Online.

“E kam parë vetëm një ndeshje të Fury dhe kurrë nuk e kisha parë para atij dueli. Por, kam vënë një bast të madh për fitoren e tij, sepse ishte kuota shumë e mirë”, deklaroi Mayweather për “Manchester Evening News”.

Por, ai i ka bërë thirrje kampionit të ri që të luftojë kundër Deontay Wilder.

“Ne kemi një boksier të mirë në Amerikë që është duke bërë bujë të madhe, ai quhet Deontay Wilder. Fury kundër tij do të ishte një meç i mirë. Deontay është boksier me goditje të fuqishme, kundërshtar i vështirë, andaj nuk e di se për kë do të veja bast në atë duel”, shtoi ai.

(Kosova Sot)