Ozil refuzon Arsenalin, i shkel syrin La Ligës

  • 13 February 2016 - 14:24
Ozil refuzon Arsenalin, i shkel syrin La Ligës

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka kërkuar largimin nga “Topçinjtë” në fund të sezonit.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se mesfushori gjerman ka refuzuar të rinovojë kontratën me Arsenalin dhe po mendon një rikthim të bujshëm në Spanjë.

Gazeta spanjolle në fjalë ka shtuar gjithashtu se Barcelona ka shfaqur interes të hapur për mesfushorin gjerman. Katalanasit kanë kthyer kështu interesimin për Ozil që daton nga viti 2010.

Ozil ka një kontratë të vlefshme me Arsnelain deri në vitin 2018. 

(Kosova Sot)